Edhe pse u shkëput sezonin e kaluar 2016-2017, duke u zvendësuar nga “Të Gjithë për Një” i cili mesa u pa nuk arriti shikueshmërinë dhe pritshmërinë e duhur, “100 Milionë” do të rikthehet sërish në ekran.
Edhe këtë edicion të ri të quizz show-t në Top Channel, moderator do të mbetet përsëri Eno Popi duke i mbetur besnik fashës prime time, në një prej ditëve të javës.
Ndërsa ka lancuar promon, TCH lë në pikëpyetje fillimin e emisionit, i cili mendohet të transmetohet si vitet e kaluara, pikërisht të mërkuarve mbrëma.
Top Channel ka publikuar gjithashtu edhe formularin online të aplikimit për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e spektaklit të njohur të cilin mund ta aplikojnë në linkun http://100milione.top-channel.tv/ . /ima/