Heidi Baci dhe Romeo Veshaj vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes për raportin e tyre, i cili mbetet një mister për publikun. Prej muajit gusht, dyshja nuk janë parë bashkë në publik, gjë që ka ngritur spekulime për një krizë në marrëdhënien e tyre.
Spekulimet u përforcuan edhe më shumë gjatë ditëlindjes së Romeos, kur aktori nuk mori një urim publik nga partnerja e tij, Heidi. Pavarësisht kësaj, ata ende ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe nuk kanë hequr fotot ku shfaqen bashkë, duke krijuar idenë se lidhja e tyre është ende në vazhdim, ndonëse mund të jenë më të fokusuar te projektet e tyre profesionale.
Sipas raportimeve, të dy ata pritet të kthehen në ekranin e Top Channel në të njëjtën ditë, më 5 tetor. Në orën 21:00, Romeo do të shfaqet në serialin “Tenxherja kapakun”, ku ai luan rolin kryesor përkrah këngëtares dhe aktores Elvana Gjata. Më pas, në orën 22:00, Heidi Baci do të jetë pjesë e panelit të moderatoreve në programin “Goca dhe Gra”, ku diskutohen tema të ndryshme nga këndvështrimi i grave.
Kthimi i tyre në ekran të njëjtën ditë ka ngjallur interesin e publikut, duke u parë si një përplasje indirekte e dy jetëve të tyre profesionale.