Covid-19 prej një muaji është shndërruar në lajmin kryesor në media, por dhe tema e ditës në familje dhe shoqëri.
Izolimi, ndalim qarkullimi dhe masat parandaluese ndikuan në jetën dhe në sjelljen e gjithkujt.
Ndërsa rrugët dhe sheshet i pushtoi heshtja.
Për shkak të masave parandaluese, Yldon Media Group vendosi të ndalojë përkohësisht disa prej emisioneve, por duke mos lejuar në asnjë moment që familjeve tu hiqej e drejta e informacionit, apo dhe e ndjekjes së emisioneve të debatit.
Por nga e hëna gjithçka do të jetë ndryshe.
Në ekranin e televizionit ora, Arjola dhe Arjoni rikthehen edhe më me ritëm në “Ditë e re”, e më pas shef Titi dhe Olimpia do të sjellin recetat e gatimeve speciale.
“Boom” me Fiorin dhe Rozanën me tema interesante do të ofrojnë atë që të tjerët fshehin.
“Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacaj dhe Roza Lati me “Why not” do t’ju bëjnë edhe më shumë për vete, ndërsa në “Glamur Zone” të Ester Bylyky do të gjeni histori dhe emocione.
Nuk do të mungojë analizat ekonomikë në para e pasuri të Besar Kadisë, apo prapaskenat e thëna nga Kastriot Myftaraj.
Klodi Karaj do çdo të ditë pranë jush, ndërsa Fatma dhe Aulona rikthehen çdo të diel me thumbon.
Çfarë ndodh në botën e sportit vjen çdo të diel me Albana Bejkon dhe ato në show biz me Xhesika Muçën përgjatë të 6 ditëve të lajme.
E po ashtu Gea Braha në sport magazinë çdo ditë në Ora News.
Dhe sigurisht do të vazhdojmë me emisionet më të ndjekura me Sonila Meccon, Artur Zhejin dhe Dritan Hilën.
Po ashtu, nuk do të mungojë emisioni kulturor “Totem”, me moderatorët Tobias Xhaxhiu dhe Pietro Zaniboni.
Radio do të vazhdojë të mbetet edhe më pranë jush ashtu si dhe do të na gjeni në faqen online të Ora News.
Lajmet në kohë reale në Ora News dhe Tv Ora do të jenë misioni ynë duke ruajtur besimin te e vërteta, e sigurisht pa humbur ritmin, por duke ruajtur parametrat e sigurisë në këtë kohë të vështirë në betejën me koronavirusin.
https://youtu.be/ffepM0ljfbg
/Ora News.tv/