Në vitin që ndryshoi të gjitha pritshmëritë Bon Jovi kanë publikuar “2020”, albumin e tyre të 15-të në studio. Në dhjetë këngët, banda e Nju Xhersit rrëfen vuajtjet, ndjenjën e humbjes, frikën dhe vdekjet nga koronavirusi, vrasjet e kryera nga policia dhe të shtënat masive. Fillimisht i planifikuar për publikim në 15 maj, albumi është emëruar ‘2020’ nò relacion edhe me zgjedhjet vendimtare Amerikane që priten këtë vjeshtë.
Së bashku me Amerikën dhe publikun e tij, Jon Bon Jovi papritur e gjeti veten duke përjetuar pandeminë e koronavirusit, e cila tronditi të gjithë botën, e ndjekur në një kohë të shkurtër nga ngjarjet shqetësuese të lidhura me vdekjen e George Floyd dhe protestat pasuese për barazinë racore. Prandaj, artisti e kuptoi se kishte shumë më tepër për të treguar për vitin 2020.
Të regjistruara në një studio në shtëpi, lindën dy këngë të reja: “American Reckoning” dhe “Do What You Can”, kushtuar këtyre fakteve dhe që e bëjnë këtë projekt vërtet të plotë. Disku përfshin gjithashtu “Unbroken”, të regjistruar me princin Harry për lojërat Invictus dhe kolonën zanore për dokumentarin “To Be Of Service”.
I njohur për aktivitetet e tij të shumta filantropike, Jon dhe gruaja e tij Dorothea kaluan periudhën fillestare të karantinës duke siguruar vakte për personat në nevojë në JBJ Soul Kitchen Community Restorant në Red Bank, NJ. Në javët në vijim, çifti hapi Food Bank (Bankën e Ushqimit) në East Island të Long Island për të mbështetur njerëzit në nevojë për ushqim. “Asnjë grup nuk ka treguar më shumë ndjeshmëri me qytetarët e vet, duke i dhënë shpresë në një periudhë pasigurie dhe duke siguruar një moment rehatie për fansat gjatë javëve të para të pandemisë,” komentoi USA Today për ndikimin që banda tregoi në ato ditë.