Erioni dhe Mikela janë rikthyer sërish në Për’Puthen dhe ata kanë shkëmbyer puthje të zjarrta. Dyshja kanë shprehur dashurinë për njëri tjetrin. Erioni sërish i ka kërkuar një mundësi Mikelës.
Por me puthjen, gjithcka u konfirmua.
Ja një pjesë nga biseda e tyre:
Erjoni: Dua të nisim edhe një herë çdo gjë nga e para.
Mikela: Isha shumë e emocionuar sepse nuk e prisja, mbeta pa fjalë, po ndihesha sikur do më propozonin.
Erjoni: Ndjenja për Mikelën ka qenë gjithmonë shumë e fortë, unë doja t’ja bëja këtë surprizë pa marrë parasysh se çfarë do të vije pastaj.
Mikela: Kam bërë gjënë më të mirë që i qëndrova larg se po të vazhdonim ashtu do të përfundonte gjëja.
Më herët, Erioni i tha Mikelës se e dashuron dhe për të lë Kosovën.
Por cfarë tha Mikela më herët?
Nuk do të thotë që unë duhet të anashkaloja çdo gjë e të takoheshim një herë në dy muaj. Ti vije një herë në dy muaj.Një ditë që vije kalonim bukur dhe ti ikje dhe vazhdoje jetën duke më harruar mua këtu. Edhe kur unë vija tek ty, ri vazhdoje punët e tua dhe më lije vetëm dhe kjo gjë nuk më dukej fare normale. Unë skam pse I kthehem një rruge që e di si mbaron…U shterova, boll bëra për ty nuk mund të bëja më shumë. Kam luftuar shumë në program e nuk mund të luftoj gjithmonë e të vij nga pas.