Iain Armitage, Jeffrey Nordling, dhe James Tupper di të rikthehen në sezonin e dytë të “Big Little Lies” sipas një njoftimi që ka dhënë rrjeti amerikan HBO.
Tupper do të rikthehet në rolin e Nathan Carlson i cili përballet disa ngjarje të martesës së tij si edhe me vajzën e tij të madhe Abby. Nordling do të rikthehet si Gordon Klein, i cili përballet me pasojat e një gabimi të madh dhe rrezikon të humbasë gjithçka gjatë rrugës. Armitage do të jetë përsëri në rolin e Ziggy Chapman, që hidhet në klasën e dytë tashmë dhe vazhdon të jetë “drita e syve” për Jane.
Të martën, u njoftua se Adam Scott po kthehej edhe për sezonin e dytë në serial. Ai dhe tre aktorët që njoftuam sot sot, i janë bashkuar me aktorët e kastit të publikuar më herët, Reese Witherspoon, Nicole Kidman, Shailene Woodley, Laura Dern dhe Zoë Kravitz. Përveç kësaj, Meryl Streep do të jetë gjithashtu në serial nën rolin e nënës së Perry.
“Big Little Lies” u shfaq në HBO në fillim të 2017 dhe arriti të fitojë tetë çmime Emmy Primetime në ceremoninë e 69-të në shtator të të njëjtit vit./IMAlbania.com/