Sërish e gjithë vëmendja tek Rihanna! Këngëtarja me famë botërore po përgatitet për “Super Bowl”.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë artistja përmes një postimi në Instagram.
Ajo do të performojë në “Super Bowl Halftime 2023” në Glendale, Ariz dhe fansat janë që tani shumë të entuziazmuar.
Pse nuk po këndon më Rihanna?
Rihanna u largua nga biznesi i muzikës duke u kthyer në një sipërmarrëse.
Në vitin 2017, ajo themeloi një kompani kozmetike të quajtur “Fenty Beauty”.
Pasi marka e saj fitoi emër, Rihanna erdhi me ”Fenty Skin”, një linjë për kujdesin e lëkurës për të plotësuar biznesin e saj.
Pas kësaj, Rihanna filloi të shiste të brendshme me “Savage X Fenty”.
Sipas raportimeve, pas këtyre kompanive Rihanna u bë gruaja më e pasur në industrinë e muzikës. Megjithatë, pjesa dërrmuese e të ardhurave të saj vijnë nga linja e bukurisë dhe tekstilit.
Forbes njoftoi se Rihanna fitoi 1.7 miliardë dollarë në 2017.
Rihanna dëshiron të vazhdojë të rrisë vlerën e saj neto dhe tani ajo ka një projekt të ri në mendje. Ndërsa fansat e saj presin një album të ri, sipërmarrja e biznesit të Rihanna-s është larg muzikës.
Epo tashmë ylli i muzikës do të rikthehet me një superperformancë vitin e ardhshëm.