Në sezonin e pestë dhe të fundit të Bates Motel në rolin e Marion Crane, vajza e pafatë që mbërrin në Bates Motel dhe bëhet viktimë e Norman, do të jetë Rihanna. Këngëtarja kohë më parë kishte zbuluar se ishte një fanse e serialit tv ‘prequel’ i filmit Psycho, dhe ka qenë pikërisht ajo që e ka dhënë lajmin nëpërmjet një video të transmetuar gjatë panelit të prezantimit të Bates Motel gjatë eventit Comic Con në San Diego.
Në filmin “Psycho” Marion Crane vritet në Bates Motel, në skenën famshme në dush nga psikopati Norman Bates.