Rezart Veleshja gëzon statusin e një prej aktorëve më të suksesshëm dhe të talentuar të “Portokalli”. Kjo falë roleve që bën prej vitesh në spektaklin e humorit dhe të qeshurave që i dhuron publikut çdo të dielë.
Sigurisht siç ndodh me çdo artist, që një apo dy prej krijimeve i ka më të preferuara se të tjera, edhe Rezi nuk bën përjashtim. I ftuar sot në “E Diell” në Top Channel, ai ka folur ndër të tjera pikërisht për rolet që ai mendon se i ka më të mirë. Gjithashtu edhe për personazhin që gati i ka kushtuar karrierën në “Portokalli”.
Më të mirët sipas aktorit janë dy personazhe. “Drejtori i shkollës”, që është edhe i preferuari i shumë prej nesh. Po ashtu dhe roli i “tropojanit”, për të cilin Rezi jep një përshkrim të detajuar.
Ndërkohë për rolin më të dobët thotë se është “spiuni”. Ai tregon se ka qenë në fillimet e tij në program kur e ka bërë këtë personazh dhe ka qenë aq i dobët sa është fat që ka shpëtuar e nuk e kanë hequr nga “Portokalli”. Më pas me ironi ai thotë se e mbajtën për shkak të “miqësisë dhe dhënies së lekëve”.
Gjithsesi, nuk besojmë se ka ndjekës të Portokallisë që nuk është i lumtur që Rezarti vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e spektaklit.