Gazetari dhe Kryeredaktori i Televizionit Publik Shqiptar, Rezar Balla, nga kjo javë që vjen nuk do të jetë më në këtë pozicion duke u larguar përfundimisht nga ky televizion por edhe nga profesioni i tij. Ka qënë vetë ai që ka njoftuar largesën nga ky post pas 2 vitesh pune, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram, ku shihet duke darkuar me kolegët e TVSH, të cilëve u ka dhënë edhe lamtumirën.
Burime kofidenciale të InfoMedia Albania, brenda RTSH, bëjnë të ditur se Rezar Balla, është largua përfundimisht nga profesioni i gazetarisë duke i dhënë mirëseardhjen një detyre të re pranë Fondacionit Soros.
Rezar Balla ka patur një karrierë mjaft të pasur, fillimisht si zëdhënës i KLD dhe Sekretar Për Mediat në Aleancën Kuq e Zi. Ku para dy vitesh u emërua edhe si kryeredaktor i TVSH.
InfoMedia Albania| Ndalohet rreptësisht kopjimi i këtij materiali pa autorizim!