Aksidenti i disa ditëve më parë në një zonë të Kosovës, i artistit dhe moderatorit të mirënjohur Ermal Mamaqi i cili fatmirësisht nuk morri dëmtime serioze ka bërë që ky i fundit të rikthejë sërish në kujtes aksidentin e tij, e kësaj rradhe në mënyrë revolte.
Në një status në profilin e tij në Facebook, Ermali ka kritikuar autoritetet për neglizhencë, pasi në rreth rrotullimin qe ai beri aksident ndodhin shpesh te tilla:
“I njëjti vënd ku unë bëra aksidentin para 10ditësh. Pothuajse çdo javë ndodh një aksident i rëndë te rrethi i vdekjes në Ferizaj.
Akoma nuk ndriçohet ai rrethrotullim.
Rruga ështe e drejte dhe të jep përparsi për të ecur shpejt dhe vetem ata që e dinë e ulin shpejtesinë se ai rreth del nga hiçi.
Edhe sa duhet të vdesin?”, shprehet ai.