Serialet amerikan vazhdojnë të bëhen pjesë e programacionit të Vizion Plus. Pas Devious Maids, Scandal një tjetër serial drejtuar kryesisht publikut femëror do fillojë transmetimin çdo të martë e të mërkurë ora 21.50, duke filluar nga data 3 mars.
Bëhet fjalë për serialin Revenge (Hakmarrja), i frymëzuar nga romani Konti i Montecristo i Alexandre Dumas. Ngjarjet rrëfenjë historinë e një gruaje misterioze, Amanda Clarke, nën identitet e rremë të Emily Thorne, e transferuar në qytezën e Hamptons, në kërkim të hakmarrjes ndaj personave që kanë shkatërruar familjen e saj. Seriali transmetohet në kanalin amerikan ABC nga 21 shtatori i 2011 dhe aktualisht është në sezonin e katërt. Në sezonin e parë, i përbërë nga 22 episode, protagonistë të serialit janë aktorët Emily VanCamp (Emily Thorne), Madeleine Stowe (Victoria Grayson), Gabriel Mann (Nolan Ross), Nick Wechsler (Jack Porter), Christa B. Allen (Charlotte Grayson), James Tupper (David Clarke), Joshua Bowman (Daniel Grayson) dhe Henry Czerny (Conrad Grayson).
Sinops
Babai i protagonistes, David Clarke, një afarist me të cilin ka kaluar fëmijërinë në Hamptons, në një rezidencë buzë detit, u akuzua, gjykua dhe u denua padrejtesisht si pjesëmarrës në një akt terrorist. Shkakëtar të kësaj padrejtësie ishte familja Grayson, pronarët e “Grayson Global”, shoqëri ku bënte pjesë edhe David, dhe disa personazhe afër saj. Vajza e tij Amanda Clarke birësohet nga disa familje dhe përfundon në një burg për të mirur deri në moshën e pjekurisë. Pasi del nga burgu ajo pritet nga Nolan Ross, mik i të atit, që i dorëzon një kuti me ditaret e David. Me leximin e tyre, Amanda zbulon historinë e vërtetë të të atit, dhe pasi ndërron identitetin me shoqen e saj Emily Thorne, merr përsipër hakmarrjen ndaj të gjithë tradhëtarëve të të atit.
Video trailer Sezoni 1
Një thriller-dramë që do të tërheq vemendjen e teleshikuesve që në episodin e parë. Vizion Plus vjen me këtë blerje të re pas një sygjerimi nga stafi i IMA, prandaj ju ftojmë që ta ndiqni pasi nuk do të zhgënjeheni!