Filmi Vdekja e Kalit një prodhim i kinostudios Shqipëria e Re i vitit 1992, vjen i restauruar për publikun shqiptar dhe atë të huaj.
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) do të prezantojë online versionin e restauruar të filmit artistik VDEKJA E KALIT (The Death of a Horse) i vitit 1992, me regji nga Saimir Kumbaro. Filmi shfaqet falas në të gjithë botën, me titra anglisht, për një javë nga data 19 deri më 26 maj në kanalin YouTube të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Titullarja e Arkivit, Iris Elezi, do të mbajë një prezantim hyrës mbi filmin e parë dramatik të realizuar pas rënies së regjimit komunist.
Restaurimi dhe prezantimi i filmit VDEKJA E KALIT (The Death of a Horse) u mundësua falë programit Sezoni i filmave klasikë (A Season of Classic Films), nismë e Shoqatës së Kinematekave Evropiane – ACE (Association des Cinémathèques Européennes) që AQSHF është anëtare prej 2019, dhe me mbështetjen financiare të programit Creative Europe MEDIA.
Filmit u restaurua falë punës së ekspertit Izraelit të restaurimit, Shai Drori, dhe kineastit Australian, Steven Kastrissios.
Online falas nga data 19 – 26 maj, 2021.