Reshjet e dendura të shiut që vazhdojnë ende, kanë përmbytur dhjetëra shtëpi në qytetin e Durrësit.
Siç raportohet nga qyteti bregdetar, zona më problematike është ajo e ish Kënetës.
Në disa banesa, niveli i ujit kalon 1 metër, ndërsa banorët shprehen se nuk po funksionon hidrovori i Porto Romanos.
17: 50 – Shi dhe erë e fortë, Durrësi nën pushtetin e ujit
Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme edhe në qytetin e Durrësit.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Ora News, pothuajse në të gjitha rrugët e qytetit ka trafik, si pasojë edhe e nivelit të lartë të ujit në to.
Kjo nuk është hera e parë që Durrësi përmbytet. Sa herë ka reshje shiu, qyteti bregdetar shfaq probleme të tilla.