Mbrëmjen e djeshme kanë nisur me reshje dëbore në qarkun e Korçë, të cilat kanë ende vazhdojnë edhe mëngjesin e sotëm. Krahas pamjes piktoreske, sidomos në pikat turistike të këtij qarku, këto reshje kanë sjellë jo pak probleme sidomos në qarkullim. Sipas autoriteteve lokale, trashësia e borës që ka rënë varion nga 5 cm deri në 15 cm dhe si pasojë e saj paraqet vështirësi lëvizja për në Dardhë që nga km 8 deri në në km e 14. Këtu rekomandohet kalimi i mjeteve me zinxhire ose goma dimerore. Po ashtu, vështiresi paraqet edhe segmenti rrugor i Biglles në rrugën e Doganës- Goricë.
Njoftimi i autortitetit rrugor:
“Ne Qarkun e Korces gjate nates ka paturr reshje debore te cilat vazhdojne ende me alternime. Trashesia e bores varion nga 5cm deri ne 15 cm. Ne qytetin e Korces ka rreth 5 cm bore.
Kontraktoret jane ne akset rrugore duke punuar per mirembajtje dimerore me borepastruese dhe grupe pune.
Ne rrugen e Dardhes nga km 8 – km 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhire ose goma dimerore. Veshtiresi paraqet edhe segmenti rrugor i Biglles ne rrugen e Doganes- Gorice.
Nuk ka probleme ne rruget e tjera nacionale dhe rurale te qarkut.
Kerkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve ne kushtet e lageshtise se madhe ne rruge.
Nga informacioni i dhene nga drejtuesit e OSHE rezulton se nga rreshjet e bores dhe lageshtira jane krijuar disa probleme me energjine elektrike ne fidrat qe mbulojne zonen e Vithkuqit bashkia Korce, Petrushes dhe Zvezdes bashkia Maliq se bashku me fshatrat rreth tyre. Grupet e punes jane ne terren dhe po punojne per eliminimin e defekteve.
Jemi ne ndjekje te situates dhe do te informohet ne vijim.”