Organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” kërkon që autoritetet shtetërore që po administrojnë RTV ORA të mos ndërhyjnë në linjën editoriale të televizionit.
Sipas kësaj organizate, krtebashkiaku i Tiranës është përpjekur të ndalojë kronikat kritike të Rtv Ora dhe Ora News.
‘Reporterët pa Kufij’’ thekson se në prag të zgjedhjeve parlamentare është thelbësore që autoritetet të respektojnë pluralizmin në media, dhe se në media duhet të shprehen të gjitha pikëpamjet, përfshirë edhe ato më kritike.
Për organizatën, procesi gjyqësor ndaj pronarit të mediave, nuk duhet të kërcënojë pavarësinë e gazetarëve të Rtv Ora.
Reagimi i fundit i Reporterëve pa Kufij i bashkohet organizatave të tjera simotra në Shqipëri të cilat po ashtu e kanë dënuar presionin policor dhe politik të shtetit ndaj dy televizioneve “Ora” dhe “Ora News”.