Shqipëria, sëbashku me Serbinë, Malin e Zi e Maqedoninë nuk përmbush standartet europiane të lirisë së shtypit. Ky është përfundimi i arritur nga Indeksit Botëror i Lirisë së Shtypit i hartuar nga Reporter pa Kufi për vitin 2017.
Shqipëria renditet në vend të 76-të nga 108 vende të analizuara për lirinë e shtypit. Gazetarët në Shqipëri deklarojnë se kanë problem në aksesimin e dokumentave publik të qeverisë, pavarësisht se ligji për të drejtën e informimit të publikut ekziston.
Ndër gjetjet kryesore të këtij raporti janë:
Katër vende (Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia) nga gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor nuk përmbushin standartet europiane të lirisë së shtypit.
Gazetarët e vendeve të Ballkanit perëndimorë po përballen me presion ekonomik dhe politik. Shpesh, gazetarët dhe shtypi kritik ndaj qeverisë janë objekt i presionit të qeverive.
Liria e informacioni rrezikon të bëjë hapa pas duke parë trendin e fundit të zbatimit të ligjit për lirinë e shtypit në rajon.
Në krahasim me vitin e kaluar, Serbia ka pësuar një rënie të dukshme në renditje duke u pozicionuar e 66 ndër 180 vende.
Nga të gjitha vendet e Ballkanit vetëm Bosnje-Hercegovina ka ngritje, duke u renditur në vend të 65 nga 180 vende.
Indeksin e Lirisë së Shtypit publikohet nga organizata e gazetarëve, Reporterët pa Kufi dhe vlerëson situatën e lirisë së medias në të gjithë botën. Indeksi publikohet çdo vit që nga viti 2002 dhe rendit 180 vende të botës sipas nivelit të lirisë së informacionit. Ai bazohet në plotësimin e një formulari të hartuar nga Reporterët pa Kufi drejtuar ekspertëve të medias.
exit.al