Renis Gjoka rockeri shqiptar, një ndër më të pëlqyerit e momentit, i cili talentin dhe artin e ka trasheguar nga i madhi Aleksander Gjoka mbetet një nga emrat e rinj më përfaqësues në tregun muzikor shqiptar. Një djalë plot ambicje për muzikën, dashurinë e parë të tij. për të cilën nuk bën asnjë kompromis ka vendosur të provoj veten brenda artit në nje tjetër fushë. Renisi i është bashkuar cast-it të vipave në Dancing With The Stars Albania 5 me përkushtimin në maksimum për të dhënë më të mirën e tij.
Në një rrëfim ekskluziv për Info Media Albania, Renisi na ka treguar për eksperiencën e re televizive por edhe për projektet e reja në muzikë.
Renis ju jeni bërë pjesë e Dancing With The Stars Albania. Pse vendosët të ishit pjesë e këtij spketakli?
Dëshira për ta provuar veten brenda artit por jashtë kenges. Kam pasur bindjen se do të ishte një eksperiencë e re që nuk do ta harroja lehtë, të paktën deri tani ashtu po e përjetoj.
Sa e vështirë ka qënë për ty më përpara për të vallëzuar?
Mund të them që hera e parë që unë kam kërcyer seriozisht, ka qenë Dancing With The Stars.
Renis ju jeni një roker sa e vështirë është përshtatja me rrymat e tjera?
Të vështirë e kam të përshtatem kur krijoj dhe prodhoj muzikë, pasi kam shijet, bindjet dhe idealet e mia që nuk dua t’i shkel, por kur vjen puna për dicka që është jashtë profesionit tim, si përshembull kërcimi, e kam shumë më të thjeshtë dhe e bëj me kënaqësi dhe qejf.
Si janë mardhëniet me partneren tuaj Oltën?
Të shkëlqyera! Për mua është balerina më e mirë në “Dancing…”. Përveç kësaj, Olta është edhe një mikeshe e vjetër e imja.
A mbeti Renisi i kënaqur me rezultatin e arritur dy netët e para të Dancing?
Mendoj se ashtu siç edhe u shpreh juria, performanca ime kishte rritje nga nata e parë në të dytën. Shpresoj të mbaj ritmin. E mira s’ka fund.
Po me komentet e jurisë si jeni ndjerë?
Kanë qenë shumë inkurajuese dhe une jam ndjerë shumë mirë.
Çfarë pret Renisi nga Dancing With The Stars?
Dëshira dhe qëllimi im kryesor është që të lë një shije të mirë tek publiku, produksioni, stafi, juria si dhe tek partnerja ime në kërcim Olta. Gjithashtu dua ta them sërisht, edhe këtu tek ju, garat janë bërë për t’u fituar!
Sipas jush kush është konkurenti më i fortë ose prentendent për fitoren, kujt i trembeni më shumë?
Sikurse e kam thënë edhe në intervista të tjera, unë nuk i trembem askujt, sepse një nga pikat më të forta për t’i bërë ballë këtij kompeticioni është qetësia dhe vetbesimi. Frika nuk të ndihmon fare për ta arritur këtë qëllim. Por dua të them gjithashtu, se me të gjithë konkurentët kam shumë marrëdhënie të mira dhe kam bindjen se seicili e ka marrë seriozisht e po jep më të mirën e mundshme.
Performancat e dy netëve të para janë pritur mirë edhe nga publiku i cili i ka komentuar pozitivisht ato, si jeni ndjerë kur i keni lexuar këto komente?
Janë pikërisht këto detaje, që të japin forcë dhe kënaqësi për të qenë gjithmonë në formë. Jam ndjerë shumë mirë.
Këtë vit ju jeni pjesë e festivalit “Kënga Magjike 2014″. Cilat janë premisat tuaja nga ky festival?
Feedback-u i publikut ka qenë i paparv dhe unë gjej rastin t’i falenderojë të gjithë ata që më kanë mbështetur. Finalen e kemi përpara, unë pres më të mirën e mundshme.
Pse vendosët që të përfaqesoheshit me një këngë të shkruar nga xhaxhai juaj Aleksandër Gjoka?
Vija melodike dhe harmonia e këngës më pëlqyen shumë që në momentin e parë që Sandri ma tregoi si këngë. Vendosa t’ja marrë menjëherë. I bashkangjita tekstin të cilin e kam realizuar vetë dhe me orkestrimin e Gent Myftarajt, cdo gjë u konkretizua më së miri.
Emra të afirmuar të skenës i janë bashkuar këtij festivali me këngë shumë të bukura. A pëlqeni ndonjë këngë në veçanti?
Sigurisht që kam preferencat e mia për disa këngë në këtë festival. Por se kë këngë pëlqej më shumë, ju ftoj ta zbuloni në momentin e votimit të artistëve për njeri-tjetrin.
Ju keni qënë fitues i vendit të dytë në këtë fesitival në bashkpunim me Alkesandër Gjokën. Shpresoni të jeni këtë vit mbreti i këtij festivali me kupën e fitores në dorë?
Sigurisht që shpresoj dhe jam i bindur se janë shumë artistë në këtë garë që e dëshirojnë fitoren. Gjithsesi, të mos harrojmë se kënga i merr vlerat më të medha në momentin kur kalon “sitën” e publikut.
Sakrifica më e madhe që keni bërë për të qënë i suksesshëm?
Të mos shtiresha për të qenë i tillë.
Cilat janë projektet e afërta në muzikë?
Këngën e Këngës Magjike, do ta pasojnë katër kënge të tjera që janë gati tashmë. Bashke me to, del edhe albumi im në treg.
Një mesazh për fansat tuaj që do të lexojnë këtë intervistë?
Ju dua pafund të gjithëve.
EKSKLUZIVE IMA / Intervistoi G. Qerimi