Këngëtari i rrock-ut, Renis Gjoka, është një nga artistët që i bashkohet cast-it VIP te edicionit te peste spektaklit te kërcimit ”Dancing With The Stars Albania”.
E nisi karrieren muzikore me grupin “Burn” e tani këndon si solist. Këtë vit është pjesëmarrës në festivalin “Kënga Magjike 2014” dhe njëkohësisht ai vjen në Dancing With The Stars për të provuar veten në një tjetër fushë të artit. Nuk e kemi parë ndonjëherë Renisin duke kërcyer përpara publikut por sipas burimeve tona ai e ka nisur shumë mirë me prova intesive. Ai do të ketë partnere balerinën profesioniste Olta.
Dancing With The Stars pritet të filloj së shpejti në ekranin e Vizion Plus, cdo të hënë në orën 21:00.
IMA / G. Qerimi