Moderatori i njohur Ardit Gjebrea prej javës së kaluar është infektuar me Covid-19. Puntata e fundit e formatit ‘E Diela Shqiptare’ u xhirua nga shtëpia e tij, ndërsa së fundmi gjendja e tij duket se është përkeqësuar dhe mjekët i kanë kërkuar të pushojë.
Puntata e radhës së formatit të dashur për publikun shqiptar do të transmetohet këtë të dielë në moderim të emra të njohur të ekranit shqiptar. Zgjedhje për të cilën vetë Arditi ka bërë, teksa ka informuar ndjekësit e tij në Instagram.
“Këtë të dielë mjekët më thanë pushim, por nuk do të ketë pushim E Diela Shqiptare”, shkruan Ardit Gjebrea në llogarinë e tij personale në ‘Instagram’.
Rubrikat “Gjysma ime” dhe “Të panjohurit” do moderohet nga Enkel Demi, “Telebingo shqiptare”, i është besuar Gentian Zenelaj.
Ndërsa i rikthehet prezantimit këngëtarja Marsela Çibukaj me rubrikën “Ka një mesazh për ty”.