Franca ka organiziuar 100,000 policë dhe xhandarë në të gjithë vendin për të ndaluar festat në ditën e ndërrimit të viteve.
Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin tha se efektivët e Policisë së Shtetit do të zbatonin në mënyrë rigoroze shtetrrethimin 20:00 deri në 6 të mëngjesit. Operacionet e policisë do të përqendrohen në qendrat e qytetit dhe lagjet “problematike”. Numri i policisë dhe xhandarëve është i njëjtë me vitin e kaluar.
Darmanin gjithashtu u ka kërkuar shefave të policisë që të ndalojnë shitjen e karburantit ose alkoolit në kontejnerë për të parandaluar edhe festat.
Më herët sot, zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal tha se vendi nuk po planifikonte masa lokale bllokimi për të parandaluar përhapjen e COVID-19, megjithatë duhet se disa masa janë marrë për të ofruar siguri në ditën e fundit të vitit.