Ditë më parë në portalin tonë sollëm një lajm për pjesëmarrjen e Renato Mekolli në edicionin e ri të “Dancing with The Stars”.
Në fakt, Renato Mekolli nuk do të jetë pjesë, edhe pse ofertat nga të dy produksionet si të “Dance with Me” dhe Dancing with the Stars” nuk kanë munguar për shefin e famshëm. Megjithatë, për shkak të angazhimeve të tija në Shqipëri, ai e ka pasur të pamundur pjesëmarrjen në një nga spektaklet. Ashtu sikur edhe ju kemi informuar në ditët më parë Reanato është rikthyer tashmë në Shqipëri, ku në shtator do të hap restorantin e tij në Tiranë dhe në tetor akademinë e gatimit “Albanian Gastronomy Academy”
Fillojnë regjistrimet në “Albanian Gastronomy Academy”, akademia e gastronomisë e shef Renato Mekollit
Lajmin e pjesëmarrjes së tij në “Dancing…” e ka përgënjeshtruar edhe vetë producentja Holta Dulaku. Stafi i IMA i kërkon ndjesë publikut dhe shefit për këtë dizinformim dhe i uron suksese në ndërmarrjet e tij të reja në Shqipëri