Pasi hoqi dorë si pjesë e jurisë së “Master Chef”, programi në të cilin e njohëm për herë të parë, e ku nga aty do të bëhej një ndër shefat më të njohur dhe më të dëgjuar për shikuesit shqiptar, Renato Mekolli mesa duket tashmë edhe këtë vit mund të mos iu mungojë në ekran.
Ashtu siç iu informuam ekskluzivisht disa muaj më parë për sezonin e tretë të “Dance With Me”, burime të InfoMedia Albania pranë Televizionit Klan, flasin se Renato Mekolli ka marrë ftesë për të qënë pjesë në formatin e kërcimit, por që ende nuk mbeten të konfirmuara.
Suksesi i shefit të kuzhinës në Top Channel, mesa duket e ka joshur tej mase TV Klan, por edhe Renaton gjithashtu. Ai para disa ditësh, në një status në Facebook, komentoi edhe për afërsinë e tij të madhe këto kohë me televizionin e dytë kombëtar më të madh në Shqipëri.
A do të jetë vërtet Renato Mekolli pjesë e DWM 3? Na mbetet ta konfirmojmë në muajt në vazhdim!
Copyright IMALbania.com | Ndalohet kopjimi pa autorizim nga redaksia!