Eshtë ylli i kuzhinës televizive shqiptare, djali i “Kapeleve të arta” dhe një nga shefat më të mirë në Greqi, Renato Mekollin nga sezoni i ri mund t’a shohim në një tjetër format por këtë herë në një tjetër logo.
Shehi i Masterchef Albania, falë suksesit të formatit dy vitet e fundit është bërë një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar, me një karakter dhe aftësi komunikative që të bëjnë t’a duash që në takim të parë ai ka arritur kulmin e popullaritet. Dhe aty ku qëndron suksesi prapa fshihet edhe ambicja e pronarit të Agon Channel Francesco Becchetti, i cili është i njohur për blerjet e yjeve të ekranit dhe përfshirjen e tyre në televizionin më të ri shqiptar. Sipas burimeve tona brenda Agon Channel mësohet se Becchetti i ka vënë syrin shefit të suksesshëm Renato Mekollit dhe se kundrejt tij janë paraqitur edhe propozimet e para drejt një kontrate të mundshme qe kap shifra aspak të krahasueshme me ato të Top Channel. Nga ana tjetër përgatitjet e Masterchef 3 kanë filluar dhe Renato ka konfirmuar kontratën për sezonin e ri por çdo gjë mund të ndodh kur në mes është sipërmarrësi italian. Mjafton të përmendim largimet e bujshme të Adi Krastës dhe Sajmir Kodrës për të kuptuar se edhe Renato Mekolli mund të tundohet nga “një ofertë paturpësisht e parefuzueshme”
Ende herët për të patur një prononcim nga Renato, i cili po shijon akoma suksesin e sezonit të dytë të Masterchef, por gjithmonë sipas burimeve të besueshme brenda Agon Channel, bëjnë me dije se të dy palët janë në bisedime dhe akoma nuk ka një vendim nga shef Mekolli.