Renato Mekolli një ndër shefat e njohur në gastronomi tregon se çfarë pritet të ndodh në edicionin e tretë të MasterChef Albania. Pas publikimit të lajmit të largimit nga juria e edicionit të tretë të Gezim Musliakas, shumë media po aludojnë se kush do jetë pasardhësi i tij në Master Chef 3.
I pyetur për InfoMedia – Albania shefi më karizmatik i ekranit ka deklaruar se këtë vit do ketë shumë gjëra të reja dhe tepër interesante. Në këtë sezon do të ketë shumë surpriza, një studio krejtësisht e re dhe personazhe që janë të gjithë të veçantë. Përsa i përket anëtarit të jurisë Top secret. Por pyetur në lidhje me lajmet që qarkullojnë në disa media për antarin e tretë të jurisë ku është përfolur se do jetë Alfio, fituesi i MasterChef Albania 1, Renato deklaron: “Ky lajm nuk është aspak i vërtet!”
Master Chef Albania 3, nise së shpejti në ekranin e Top Channel dhe me supriza por mbi të gjitha me një antar jurie të ri.