Çdo edicion ai është ftuar nga producentja Holta Dulaku për të qenë pjesë e cast-it Vip të Dancing With the Stars, por ai i ka refuzuar për shkak edhe të angazhimeve profesionale. Por ky është viti i “Po-së”, për Renato Mekollin, shefin më të dashur të ekranit!
Për InfoMedia Albania, Renato Mekolli ka zbuluar se kete vit, falë zhvendosjes së tij në Shqipëri ka vendosur të pranojë ftesën e Holta Dulaku për të vallëzuar në skenën e spektaklit të shumëndjekur si një nga konkurentët e edicionit të gjashtë të DWTS. Kjo do të thotë që do të kemi mundësi të shohim Masterchef-in në një tjetër disiplinë, ku padyshim falë karakterit të tij asgjë nuk është për tu humbur.
Renato Mekolli ka pasur ofertë edhe nga Alketa Vejsiu për të qenë një nga konkurentët e edicionit të dytë të “Dance With Me”, por ai ka refuzuar duke thenë që Holta e ka berë ftesën edhe për edicionet e tjera dhe nuk mund t’i thoshte kurrë “JO”!
Hyrja e një personazhi shumë të dashur për publikun si shef Renato do të jetë absolutisht “AS-i” i audiencës për Vizion Plus. Dhe nëse do të konfirmohej edhe emri i Luana Vjollcës, me siguri çmimi do të ndahej midis tyre.