Të hënën e ardhshme, pas më shumë se dy muajsh të mbyllur, pritet të hapen kafenetë dhe restorantet në të gjithë vendin. Por përtej rregullave strikte, që shmangin mundësinë e transmetimit të virusit, bizneset u duhet të respektojnë fashën e orarit deri në 17:30. Shefi i kuzhinës, Renato Mekolli, i cili zotëron një restorant, përmes një statusi në rrjetet sociale, shkruan si indinjuar në lidhje me këtë orar, pasi sipas tij, deri në 17:30, askush nuk shkel në restorant.
“Hapni restorantet me orar të plotë se po lini nam. Kush do të shkeli deri në orën 17:30? Apo fantazmat e koronavirusit?”, shkruan Mekolli.
Nga ana tjetër, kryeministri deklaroi mbrëmjen e kaluar se Tirana vijon të mbetet një zonë me rrezik të lartë. Nisur nga kjo jo vetëm tha ai që qyteti nuk ka shans të hapet, por nëse numrat rritet Tirana mund të izolohet tërësisht./L.F-dritare.net