Shumë prej atyre që e njohën dhë u afeksionuan me chef Renato Mekollin në Masterchef me siguri që do t’i mungojë atmosfera dhe humori që ai sillte në formatin e gatimit por me siguri që do të ngushëllohen nga fakti se shefi i tyre i dashur sezonin e ri do të jetë i pranishëm kudo, jo vetëm në ekranin televiziv.
Sëfundmi, Renato Mekolli është bërë pjesë e fushatës promocionale të një marke produktesh ushqimore si imazhi i saj për një kontratë 1 vjeçare.
Ky nuk është i vetmi projekt që do ta mbajë “mbërthyer” Renaton në kornizën e televizorit pasi ai është duke u përgatitur per disa projekte të tjera që e shohin protagonist në televizionin shqiptar dhe atë kosovar. Sikurse i ka premtuar fansave të tij në një postim në IG, ai për sezonin e ri 2016-2017 është duke realizuar dy formate të reja në një televizion shqiptar dhe në një kosovar si edhe është duke u përgatitur për nxjerrjen në treg të librit të tij me receta dhe menaxhimin e restorantit të tij në Tiranë.