Rekord i ri rastesh me COVID-19 në vend. Janë konfirmuar 396 raste të reja me koronavirus nga 1725 testime ditore. Fatkeqësisht 4 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
278 raste në Tiranë,
15 raste në Durrës,
nga 11 raste në Elbasan dhe Pukë,
9 raste në Lushnje,
8 raste në Shkodër, Sarandë,
6 raste në Korçë, Kukës, Mallakastër, Gjirokastër,
5 raste në Fier, Tepelenë, Dibër,
4 raste në Përmet,
3 raste në Lezhë dhe Peqin,
2 raste në Delvinë,
1 rast në Krujë, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Pogradec.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 105 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11.578 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 338 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Whatsapp Image 2020 11 04 At 17.03.46
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 4 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 64-vjeçar nga Vlora, një 65-vjeçar nga Fieri, një 81-vjeçar dhe një 84-vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19, mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik, lani dhe dezinfektoni duart sa më shpesh.
“Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19. Lutemi të qëndroni të izoluar nëse jeni të konfirmuar me COVID-19 apo në pritje të përgjigjes së testimit”, apelon MSH.
COVID-19 – Statistika (4 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 396
Të shëruar ne 24 orë 105
Të shtruar në spitale 338
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1725
Testime totale 131.547
Raste pozitive 22.300
Raste të shëruara 11.578
Raste Aktive 10.186
Humbje jete 536
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5163
Durrës 921
Fier 788
Korçë 634
Shkodër 574
Lezhë 454
Elbasan 457
Vlorë 423
Berat 289
Kukës 221
Gjirokastër 160
Dibër 102