Një reklamë qeverisë australiane, që synon të promovojë fushatën e vaksinimit anti-Covid ka shkaktuar reagime të ashpra, duke kritikuar shfaqjen dhe gjendjen e gruas së re, e cila vuan nga Covid-19. Në reklamë gruaja e intubuar paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore, duke gulçuar për oksigjen.
Krahas reklamës shkruhet, “Covid-19 mund të prekë këdo … Rezervoni vaksinën tuaj.”
Kritikët thonë se reklama targeton padrejtësisht të rinjtë në vend, pasi qytetarët poshtë të 40-ave do kenë mundësinë të vaksinohen në fund të vitit 2021, shkruan BBC.
Autoritetet zyrtare kanë rekomanduar të rinjtë të marrin vaksinën Pfizer në vend të AstraZeneca. Megjithatë Australia ka mungesë të vaksinave Pfizer.
Aktualisht reklama shfaqet vetëm në Sidnei të Australisë, qytet i cili ka shënuar shumë raste infeksionesh të variantit “Delta” të koronavirusit.