Tashmë pothuajse janë bërë të zakonshme dhe të përiditëshme, por edhe të pashmangshme në ekran. Dyqanet televizive të cilët bëjnë shitjet nëpërmjet telefonit nga TV të njohura si TeleShop, kanë pushtuar televizionet kombëtare, TV Klan dhe Top Channel.
Duke u nisur nga vëzhgimet e AMA, mbi minutazhin e reklamave për muajin Maj, në tre televizionet kombëtare në vendin tonë, rezulton se Tele Shopping është më i përhapuri në llojin e marketingut televiziv. Përkatëisht TV Klan është televizioni i cli transmeton më shumë reklama të këtij llojë në krahasim me tv e tjera, Top Channel dhe TVSh, me 22147 sekonda në ditë, e pasuar nga Top Channel me 18273 sek/ditë, ku i vetmi televizion i cili nuk e praktikon këtë lloj marketingu mbetet Televizioni Publik i cili në reklamat më të tansmetuara ka fushatën e informimit të AMA mbi Digjitalizimin me 12303 sek/ditë.
Reklamat më të transmetuara pas kësaj kategorie mbeten si gjithmonë ato të operatorëve celularë Vodafone, Telekom dhe AlbTelecom të cilët gjithashtu zënë një hapsirë mjaft të madh të publicitetit televiziv.
Copyright IMAlbania.com Ndalohet kopjimi pa autorizim.