Reja e madhe e pluhurit nga shkretëtirat zbriti Alpet drejt Ballkanit duke përfshirë edhe Shqipërinë. Duke qenë se qarkullimi i masave ajrore në vend vjen nga veri-perëndimi, këto masa të nxehta ajrore ndikuan edhe në rritjen e temperaturave në rajonin tonë.
Shqipëria është pushtuar nga ‘reja e madhe afrikane’. Siç edhe u parashikua një javë më parë, qytete si Fieri, Korça e Pogradeci janë nën pushtimin e mjegullës së dendur, duke sjellë vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve.
Reja e madhe e pluhurit nga shkretëtirat zbriti Alpet drejt Ballkanit duke përfshirë edhe Shqipërinë. Duke qenë se qarkullimi i masave ajrore në vend vjen nga veri-perëndimi, këto masa të nxehta ajrore ndikuan edhe në rritjen e temperaturave në rajonin tonë.
Qielli nuk do të jetë krejt i kthjellët pasi prezenca e grimcave të ngurta të shkretëtirës do të mjegullojë kthjelltësinë e qiellit në pjesën më të madhe të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Fieri, Korça, Pogradeci dhe disa akse nacionale në këto zona janë mbuluar nga mjegulla e dendur. Shikimi është mjaft i kufizuar në këto dy qytete dhe rrethinat e tyre, e për këto arsye këshillohet që drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë me shpejtësi të kufizuar.
Në ditët në vijim pritet të ketë edhe prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave në orët e mëngjesit, ndërsa temperaturat do të shkojnë nga 14 gradë celsius në zonat malore, në 19 gradë celsius në zonat bregdetare.