Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga të cilat janë konfirmuar 6 raste pozitive, përkatësisht janë 4 në Tiranë (nga të cilët një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat.
Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve.
COVID-19 – Statistika (1 Qershor 2020)
Testime totale 16277
Testime molekulare 14825
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1143
Raste të shëruara 877
Raste Aktive 233
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 147
Durrës 28
Krujë 17
Shkodër 10
Kamëz 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1