Sukru Caliskan quhet aktori i njohur turk i cili ka edhe prejardhje gjysëm shqiptare i cili ka qenë pjesë i shumë projekteve të mëdha në Turqi si në shfaqje teatrale, filma, seriale e tjera, shkruan Billbordi.net
Ai ka qenë pjesë i shumë serialeve të njohura turke si: “Kucuk Hanim Efendi”, “Kanit”, “Akasya Duragi”, “Perihan Abla”, “Doktorlar”, “Kurt Kanunu” etj.
Poashtu pjesë i disa filmave si: “Kayip Sehzade”, “Cehennem” dhe pjesë në reklama të ndryshme në Turqi.
Sukru Caliskan ka 44 vjet dhe ka bërë një karierë mjaft të sukseshme duke aktruar krahë yjeve më të njohur të Turqisë gjatë gjithë projekteve të tij.
Familja e tij ka emigruar nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut në Stamboll të Turqisë në vitin 1954 dhe Sukru ka lindur atje.
Por Sukru Caliskan do rikthehet pas kaq vitesh në Shkup vendlindjen e prindërve të tij jo thjesht për ta vizituar por për të realizuar një film të metrazhit të gjatë i cili pritet të jetë projekt madhor me aktor nga Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Greqia.
Regjisor do jetë pikërisht Sukru Caliskan e në bashkëpunim me Elif Ocakli ai ka shkruar edhe skenarin e filmit.
Filmi në turqisht mban titullin “Seven Kalplerin Esareti” që në shqip do të thotë “Robëria e zemrave të dashuruara”.
Akoma nuk dihen se kur do fillojnë xhirimet dhe kush do jenë aktorët e filmit por ajo që ka zbuluar ekskluzivisht Billbordi është se përgaditjet e para fillojnë në muajin Prill.
Më poshtë ju sjellim disa pamje nga projektet e Sukru Caliskan dhe një kopje jo officiale të posterit të filmit./Billbordi.net