Më shumë se 20 vjet pasi refugjatët shqiptarë filluan të arrijnë me anije ‘rakitike’ në jug të Italisë, yjet në rënie të televizionit Italian kanë nisur një trend të kundërt,duke vërshuar drejt Shqipërisë teksa tregu i reklamave në vendin e tyre po ‘ezaurohet’.
Sabrina Ferilli, 50 vjecarja e njohur për rolin e saj në ‘Bukuroshja e Madhe’, fituese e Çmimit të Akademisë së këtij viti për filmin më të mirë të huaj, është celebriteti veteran i fundit veteran që nënshkruan në Agon Channel Italia, kanal i cili ka filluar transmetimet prej pak ditës nga Tirana pas premierës së një shfaqje brilante javën e kaluar ku merrte pjesë edhe e famshmja Nicole Kidman.
Agon, i cili do të transmetojë programe në Itali, është në pronësi te sipërmarrësit Francesco Becchetti, i cili tha se ka investuar 40 milion euro (50 milion dollar) për studion në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ku ai punëson rreth 500 persona.
‘Nëse ju doni të merreni me TV ditët e sotme, projekti duhet të jetë i zbatueshëm,’ tha Becchetti gjatë një konference për shtyp në Milano javën e kaluar. ‘Edhe në qoftë se ju i paguani forcën punës në Shqipëri dyfishin e pagës mesatare, kjo ende ju mundëson të tërhiqni yje të rëndësishme dhe të siguroni një audiencë televizive italiane.
Transmetuesit italianë po reduktojnë kostot teksa tregu i reklamave të vendit nuk ka arritur të rimëkëmbet nga niveli më i ulët në15-vjet dhe recesioni i saj po hyn në vitin e katërt. Mediaset SpA (MS), transmetuesi më i madh privat i Italisë, po shkurton rreth 450 milion euro shpenzime, ndërsa transmetuesi shtetëror RAI SpA po përballet me shkurtime të buxhetit si pjesë e iniciativës së kryeministrit Matteo Renzi për të frenuar shpenzimet dhe zbutur borxhin prej 2.13 trilion euro të Italisë.
Komuniteti i huaj
Agon është një nga 400 kompanitë italiane që operojnë në Shqipëri, ku më shumë se gjysma e popullsisë prej 3 milion banorësh flasin të paktën pak italiasht për shkak të afërsisë së këtyre vendeve dhe lehtësisë për të kapur sinjalet televizive italiane, sipas ambasadës italiane. Prodhuesi i cimentos Italcementi SpA (IT), një nga investitorët e parë të huaj në Shqipëri pas rënies së regjimi t të vjetër, ka një njësi vendore që është nga 10 kompanitë kryesore. Bank of Albania e Intesa Sanpaolo SpA, formuar nëpërmjet blerjeve, është huadhënësi i tretë më i madh i vendit.
Pothuajse 500,000 shqiptarë jetojnë në Itali, komuniteti i dytë më i madh i huaj, përfshirë rreth 50,000 të cilët u arrartisën nga kaosi dhe një ekonomi e shkatërruar pas rrzimit të regjimit komunist në vend në vitin 1991. Rreth 20,000 zbarkuan me anije në portin e Barit vetëm më 8 gusht 1991. Paga mesatare shqiptare sot është një e gjashta e nivelit italian, sipas institutit të statistikave të vendit.
Trend i përmbysur
Vitin e kaluar trendi u përmbys për herë të parë. Rreth 16,000 shqiptarë mbërritën në Itali në 2013, sipas institutit të statistikave ISTAT. Kjo është më pak se 19,000 italianë që u shpërngulën në Shqipëri, duke shtuar 46,000 shqiptarë që u riatdhesuan, referoi gjatë një interviste për BBC ministri për mirëqenien sociale Erion Veliaj në 11 nëntor.
Disa janë të punësuar në më shumë se 50 qendrat e ndërtuara për kompanitë e energjisë Eni SpA (ENI) dhe Edison SpA dhe operatorët e telefonisë Fastëeb Spa, Itali 3, Tiscali Spa (TIS) dhe Vodafone Group PLC. (VOD) Fastëeb është një njësi e Sëisscom AG, dhe Hutchison Ëhampoa Ltd (13) me bazë në Hong Kong kontrollon 3 Italia.
Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë do të përshpejtohet deri 2.1 për qind këtë vit. Kjo është më e ulët se normat mbi 3 për qind deri në 2011 kur Italia, prej kohësh partneri më i madh tregtar i vendit, hyri në recesion. Megjithatë, Italia është vetëm kontribuesi i pestë më i madh i investimeve të huaja direkte në vend, teksa disa kompani të mëdha hezitojnë të investojnë në mungesë të infrastrukturës dhe ligjeve të qarta të pronësisë, referon në faqen e saj të internetit ambasada italiane në Tiranë.
Celebritet italiane
Becchetti, një italian, tha se ai është i palëkundur ndaj kushteve në Shqipëri. ‘Ne kemi filluar një vit e gjysmë më parë me një magazinë të zbrazët në Tiranë që tani është kthyer në një studio të nivelit të Hollyëood-it,’ tha biznesmeni, të cilit zotëron gjithashtu klubin britanik të futbollit Leyton Orient dhe planifikon realizimin e një spektakli talenstesh ku do të përzgjedh lojtarët për ekipin. ‘Nëse kanali është i suksesshëm, studiot do të dyfishohen për të krijuar një zonë të prodhimit televiziv edhe për kanalet e tjera,’ tha ai.
Versioni në gjuhën shqipe i Agon Channel ka filluar në 2013 dhe knë të kaluarën ka punësuar celebritete italianë, të cilët janë të njohur në Shqipëri, si dhe ish-korrespondentin e CNN në Romë, Alessio Vinci.
Simona Ventura, e njohur në të dy vendet për rolin e saj si gjyqtar në versionin italian të spektaklit të talenteve ‘X Factor’, më 26 nëntor drejtoi inaugurimin e shfaqjes së Agon me yllin e kinematografisë hollivudiane, të ftuarën Kidman. Objektivi i Becchetti për një transmetim pa pagesë të Agon Channel Italia përbën 1 përqind pjesë të tregut në Itali dhe 20 milionë euro të ardhura nga reklamat për vitin e parë, tha ai.
Objektiv ambicioz
‘Kjo është një qëllim ambicioz por jo i pamundur’, tha Francesco Siliato, një profesor i medias dhe telekomunikacionit në Universitetin Politeknik të Milanos. Cielo TV, kanali pa pagesë i Sky Italia, i cili gjithashtu transmeton disa programe nga rrjeti I tij me pagesë, ka një 1.3 për qind pjesë në treg dhe 29 milionë euro të ardhura, tha ai. Shpenzimet totale të reklamave të Italisë ranë 3.2 për qind në nëntë muajt e parë të vitit 2014, drejtuar për rënien e katërt vjetore radhazi, sipas shifrave nga studiuesi Nielsen.
Programimi i kanalit përfshin buletinet e lajmeve drejtuar nga një ish-korrespondent i RAI, një emision me debate drejtuar nga Ferilli, programet ‘quiz’, dhe spektaklet e talenteve, përfshirë edhe një për truproje.
‘Ky është globalizimi, një Evropë që mund të na ofrojë shanse ne, profesionistëve të TV,’ tha pas konferencës për shtyp në Milano, 49 vjecarja Ventura.
http://www.bloomberg.com/news/2014-11-30/tv-stars-from-italy-flock-to-low-cost-albania-as-ad-market-sinks.html