Shqiptarët bëhen sërish “njerëzit e këqinj” në filmat e Hollivudit. Në filmin policesk “Hyena” (Hijenat) që del në 1 maj me regji të Gerard Johnson vjen në ekran një histori aksion në rrugët e Londrës. Bëhet fjalë për policë të korruptuar dhe të inkriminuar që bashkëpunojnë me banda shqiptarësh dhe turqish. Në një shkrim të publikuar “The Wall Street Journal” nxirret në pah që sërish shqiptarët bëhen pjesa e keqe e këtyre filmave. Një bandë shqiptarësh ku luajnë aktorët Orli Shuka (foto poshtë) dhe Gjevat Kelmendi përfshihet në një përplasje të armatosur në një lokal me një bandë turke. Ajo që vijon është një histori dhunë, tradhtish dhe përplasjesh.
Te filmi “Hijenat”, të këqijtë janë vërtet policët, por ata që janë vërtet të këqinj janë shqiptarët që bëjnë trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore. “Rastësi ose jo edhe filmat e Liam Neeson si “Run All Night” ka përfshirë trafikantë shqiptarë. Te filmi “taken” shqiptarët janë trafikantë prostitutash. Janë sërish ata të këqijtë në “Taken 2”. Në përpjekjet e fundit të “Bond” në veçanti “Casino Royale”, i keqi i interpretuar nga Mads Mikkelsen (“Le Chiffre”) vjen nga Shqipëria. Madje edhe Lord Voldemort shkon të fshihet aty në librat e Harry Potter” – shkruan “The Wall Street Journal”.
Posteri zyrtar
Gazeta prestigjioze amerikane ngre pyetjen: “Përse tani po përdoren shqiptarët si të këqijtë e filmave?” “Rusët ishin në modë në vitet “60-“70, arabët kanë pasur momentin e tyre në vitet “80. Ish-jugosllavët në vitet “90. Sot janë shqiptarët më popullorë sepse njerëzit dinë më shumë rreth tyre dhe tingëllojnë më shumë ekzotikë. Për më tepër nuk kanë një strategji kundër shpifjeve që të punojë në favor të tyre. Gruaja që iu përgjigj telefonit në konsullatën shqiptare në Manhattan tha: “Nuk ka njeri këtu” në përgjigje të një komenti zyrtar. Nuk iu përgjigjën e-maileve tona”.
Trailer zyrtar
/Përktheu lapsi.al/