Prej më shumë se një muaji, debati i mbrëmjes në News24 i është dedikuar pandemisë që ka kapluar të gjithë botën, koronavirusit.
Emisioni ‘Real Story” nga gazetari Sokol Balla, i cili vjen nga e hëna në të enjte në News24, ka lënë mënjanë debatin politik e i është dedikuar COVID-19.
Nga ekspertët, mjekët, infeksionistët, tek analistët e politikanët kanë qenë çdo ditë përmes lidhjeve direkte pjesë e emisionit, për t’i dhënë përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve. Shpesh herë u parashikua nga të ftuarit dhe ajo që e priste Shqipërinë, si mbyllja, masat, numri i të prekurve etj.
Po ashtu, mjaft direktiva e orientime janë dhënë për paketën ekonomike, nga aktorë apo hartues të saj. Krerët më të lartë të shtetit, duke nisur nga Presidenti Meta, Kryeministri Rama, e ministra të kabinetit janë bërë pjesë e emisionit.
Me të drejtë një prej të ftuarve, mjeku Arian Harxhi tha se “ne do të përkufizohemi si gjenerata e koronavirusit”, apo drejtoresha e ISHP se kjo që po zhvillohet është “Real Story” (historia e vërtetë).
“Real Story” do të vijojë këtë maratonë emisionesh për COVID -19, për t’i dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve apo shqetësimeve të qytetarëve, në këtë kohë pandemia globale./balkanweb.com