Telenovela e ardhjes së mundshme të Mbappe tek Real Madrid ka hedhur një tjetër hap. Një hap që vjen nga Italia ku agjenti Giovanni Branchini ka zbuluar një ofertë nga Real Madrid për të nënshkruar me francezin në janar.
“Këto ditë, Real Madridi ka ofruar 50 milionë euro për të nënshkruar me Mbappen tani. Nuk e di se si do të ndodhë”, tha Branchini për La Gazzetta dello Sport. “Është turp për të gjithë që një lojtar si Mbappé të largohet falas gjatë verës”, vijoi agjenti që sheh një verë të ngarkuar në Paris me “Haaland, Harry Kane dhe Vlahovic në listën e preferencave”.
Në parim, Real Madrid nuk ka në plan të lëvizë me Mbappé derisa të kalojë faza e eliminimeve të Champions League me PSG dhe vetë Mbappé e ka bërë tashmë të qartë se dëshira e tij është të përfundojë sezonin në Paris.