Mbas debatit të zjarrtë të mbrëmjes së djeshme në skenën e “Dance With Me” ndërmjet antarit të jurisë Robert Aliaj dhe çiftit Xhensila Myrtezaj dhe Elgit Doda, ajo që është lënduar më shumë ka qënë pikërisht këngëtarja. E për këtë ajo në rrjetin social Facebook ka saqaruar të gjithë fansat e saj për atë që ndodhi. Xhensila ka qën shumë e indinjuar nga kjo situate deri aty ku ka arritur të shpërthej në lotë. Debati që përfundoi deri në ofeza me pretendimin e Robert Aliajt që ishte kërcënuar për dhënien e pikëve nga cifti Doda dhe Myrtezaj. Për të gjithë publikun e gjerë Xhensila e ka një sqarim ja cfarë shkruan ajo:
SQARIM:
Po sqaroj dicka per sa i perket puntates se sotme ne Dance Ëith Me. Kurre nuk kam kerkuar pike te askush, kurre si kam bere asnje lloj presioni askujt, as un as familjaret e mi. Kam punuar shum me qejf pasi e dua kercimin, dhe dua qe vlersimet qe marr te kene lidhje me ate cka un jap ne skene, dhe te vlersohem per performancen. Cdo koment qe ska lidhje me kte gje esht i tepert dhe i pavend per personin tim. Imazhi dhe familja ime eshte e shenjte, nuk lejoj askend te aludoj dhe te shpif gjera te paverteta per anetar te familjes sime dhe per mua, perkundrazi jan ata qe me qetsojn dhe me thon qe te mos influencohem nga ngjarje te tilla. Gjeja e fundit qe dua eshte qe te marr vemendje duke stisur konflikte ne skene, eshte e turpshme per cdo kend qe perpiqet te bej dicka te tille. Nuk mund te baltosesh persona qe as i njeh dhe as te njohin. Kjo esht nje loje deri aty ku nuk mund te luash me mundin dhe lodhjen e asnjerit konkurent. Piket qe kan me shum vlere per mua jane ata qe i marr prej jush, prej publikut. Ju jeni vlersimi im. Faleminderit familja ime qe me qendron prane, faleminderit miqve, dashamiresve dhe fansave te mi, jeni familja ime e dyte. Sinqerisht Xhensila.
IMA / G. Qerimi