Reagimi aspak pozitiv i lexuesëve tanë në komentet për lajmin e publikuar dje në IMA lidhur me problemet në transmetimin e progragrameve të platformës Tring ka bërë që kjo e fundit të japë ende shpjegime rreth asaj që po ndodh ditët e fundit.
Probleme në transmetim, Tring sqaron klientët por harron dëmin
Nëpërmjet një mesazhi të ardhur në inbox-in e InfoMedia Albania një përfaqësues i Tring ka reaguar nëpërmjet një mesazhi ku shpjegon se problemet në transmetim kanë ardhur si pasojë e transferimit në ambientet e reja dhe punës që po kryhet në përmirësimin e teknologjisë që do të sjellë edhe më shumë cilësi në kanalet e Tring.
Megjithatë, nëse kjo do të ishte arsyeja vazhdojmë të mendojmë se e drejta e konsumatorit, siç ndodh rëndom në vendin tonë, edhe në këtë rastë nuk është respektuar. A nuk do kishte qenë një detyrim i kompanisë të paralajmëronte abonentët për problemet që do të kishin gjatë këtij procesi? Shpresojmë që ky gabim të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve në të ardhmen.