Prej disa ditësh në media të ndryshme ka qarkulluar lajmi se moderatorja e njohur,
Rudina Magjistari nuk do ta drejtojë më emisionin e saj të pasdites “Rudina”. Madje u përfol se drejtimin e emisionit do ta merrte Jona Spahiu dhe ndërkohë Rudina po synonte të bënte një format të ngjashëm me spektaklin e Maria De Filipi, ‘Ce’ posta per te’.
Edhe pse nuk ka reaguar deri më tani, foto e fundit e publikuar nga Rudina flet vetë. Ajo ka treguar se po kërkon gazetarë të rinj për sezonin e ardhshëm të emisionit të pasdites.
Kështu ajo i ka hedhur poshtë zërat se do të largohet nga drejtimi i emisionit në sezonin e ri televiziv.