Vendimi për sekuestrimin e kanalit Agon Channel të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar, pasi është larguar nga vendi pak kohë më parë orët e fundit po shoqërohet me komente të shumta që çojnë në përfundimin se kemi të bëjmë me një sulm të qartë politik.
Në një konkluzion të tillë është edhe ish kryetarja e AMA, Endira Bushati, e cila përmes një statusi në profilin e saj në Facebook e ka quajtur sekuestrimin e Agon Channel si nje sulm te sistemit politik kundrejt një media që në vazhdimësi ka hedhur dritë mbi korrupsionin dhe padrejtësitë e sistemit gjyqësor.
Ja çfarë shkruan ajo: