Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi ka reaguar pasi që Gjykata Speciale ia konfirmoi aktakuzën babit të tij.
Ai përmes një statusi në instagram thotë se Endriti shkroi se babai i tij tani do ta udhëheq betejën për drejtësi.
“Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK”, shkruan Endriti.
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka qenë i pranishëm, si rrallë herë, në konferencën e sotme për media të babait të tij.