Në spektaklin e vallëzimit “Dance With Me”, prezantuesja Alketa Vejsiu ka vendosur më në fund të kthej flakë për flakë çdo fjalë që shumë njerëz kanë shkruar në rrjetet sociale, duke ironizuar më fjalët e saj.
“Ne jemi super! Super spektakël, super audiencë, super Vera dhe super “TV Klan”, ne jemi thjeshtë super!” – Këto kanë qenë fjalët që ajo ka artikuluar për t’u treguar të gjithëve se ajo çfarë po bënë është krejt një meritë dhe absolutisht e merituar. Ajo ka folur edhe për karrierën e saj, të cilën e cilësuar si një punë të jashtëzakonshme të saj për të arritur deri këtu ku është sot.
Ditë më parë, shumë personazhe të njohur të ekranit kanë aluduar drejtëpërdrejtë ose indirekt me fjalët “të ekzagjeruara” të Alketës me ironi, mirëpo siç duket këtë radhë prezantuesja e famshme nuk është menduar gjatë për të dhënë një përgjigje.
IMA / S. Dema