Sara Hoxhën, që deri më tani të gjithë e njihnim si partneren e reperit Ledri Vula, do ta mbajmë mend gjithashtu edhe si konkurrenten e “Dancing With the Stars”.
Blogerja është një ndër “yjet” e spektaklit të kërcimit, ku duket se që në fillim ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe jo vetëm.
Përkrahësit më të flaktë të Sarës, janë familja e saj dhe sidomos Poi. Ndonëse shumë e vogël nuk e ndjek dot mamin në skenë, asaj duket se nga shtëpia nuk i shpëton asnjë puntatë e “Dancing With The Stars”.
Së fundmi ka qenë Xheraldina, mamaja e Ledrit e cila ka ndarë një video të ëmbël të Poem, teksa ndiqte puntatën e mbrëmshme të show-t të kërcimit.
Dhe reagimi i saj është i mrekullueshëm. Poi i afrohet ekranit teksa Sara flet, duke e thirrur mami, mami.
https://www.youtube.com/shorts/LKfc6fQK_RY
Megjithëse nata e parë rezultoi një sukses për të, Sara tregoi se nuk kishte dashur që partneri i saj Ledri të ishte prezent në publikun në studio. Kjo pasi kishte patur tepër emocione dhe nuk donte akoma më shumë të tilla, duke patur edhe Ledrin në publik.
Reperi e pa Sarën në ekran nga shtëpia, së bashku me vajzën e tyre Poem Blu. Ndërsa mamaja, babai dhe gjyshja e Ledrit kishin ardhur në studio për ta mbështetur.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme padyshim nuk mungoi edhe Ledri për ta ndjekur live, Sarën.