Grupi i famshëm që lindi në Portokalli The SHBLSH dhe që vijoi në Vizion Plus me Apartamentin 2XL nuk janë harruar nga publiku, përkundrazi. Të gjithë kanë interesin t’i shohin të tre bashkë të rikthyer. Megjithëse Juli, Ermali dhe Genti janë në programe të ndryshme televizive, dëshira për t’u rikthyer si dikur nuk mungon tek askush nga ata.
“Pse u ndanë SHBSHL-at?” pyetja provokuese e Ermalit në programin e tij mbrëmjen e djeshme, nga Juli nuk u argumentua si “ndarje”, por si një hap tjetër në karrierën e secilit. Edhe pse, nuk nguroi të thotë se “faji” kryesor në këtë mes ishte i vetë Ermalit.
Megjithatë, surprizë për publikun ishte lajmi që Genti dhe Juli nuk flasin më me njëri-tjetrin, pas largimit të Zenelajt nga 2XL. I pyetur nga Ermali për këtë pjesë, Juli tha se në të vërtetë, mes tyre nuk kishte ndodhur asnjë zënkë, por nuk kishin më komunikim..
Këtë të vërtetë të sinqertë të rrëfyer nga Juli, Genti e ka postuar në profilin e tij në Instagram – një video në të cilën Juli tregon pse ata të dy nuk flasin më me njëri-tjetrin. Madje, fillimisht Genti edhe ka lajmëruar që në Xing do të ishte i ftuar një prej miqve të tij të vjetër. Ndonëse nuk ka bërë asnjë koment në asnjë prej copëzave të videove të postuara, Genti nuk mund të heshte ndaj dëshirës për t’u rikthyer me grupin dhe miqtë e tij të vjetër.
Një video nga Apartamenti 2XL, transmetuar në Xing, e ka bërë nostalgjik edhe Gentin, si të gjithë, ndaj edhe “lutja” apo kërkesa e të gjithë ndjekësve të tij në Instagram ishte pikërisht kjo: rikthimi te grupi dhe te dy miqtë e tij të vjetër…
Marrë nga Revista Class