Pas urdhër arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës ndaj sipërmarrësit italian me akuzat për dyshime në pastrim parash në miliona euro, ka reaguar vetë Francesco Becchetti. Në një interviste telefonike nga Londra për Adn Kronos, biznesmeni italian ka deklaruar se ka nisur proçedurat për të hapur një gjyq ndërkombëtar ndaj qeverisë Shqiptare.
“Në fakt nuk do të duhet t’jua tregoja, por sonte do të nis një arbitrazh ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare, për dhunim të traktatit bilateral mes Shqipërisë dhe Italisë”,ka thënë Becchetti për “AdnKronos”.
Në intervistën e tij, Beçhetti thotë se “Nuk ka tërmet në Agon Channel”, dhe se akuzat e ngritura janë të paramenduara “për të na trembur, por po kthehet në një rezultat të kundërt.”
Për herë të parë pas urdhër arresteve lëshuar ndaj tij, flet Francesco Becchetti, pronar I disa kompanive të bllokuara dhe I Agon Channel.
“Do të nis procedurat e arbitrazhit kundër qeverisë shqiptare. Nuk do të duhet ta thosha këtë fakt, por do të nis arbitrazhin ndërkombëtar për dhunim të traktatit dypalësh në investimet Itali-Shqipëri” tha Becchetti për AdnKronos.
“Nuk do të ketë asnjëeuml; tërmet për Agon Channel. Kush mendonte se mund të intimidonte do të marr një rezultat të kundërt”. Kështu ka deklaruar Becchetti I kapur nëpërmjet një lidhjeje telefonike nga AdnKronos në Londër, pas një mandati arresti që ka dalë ndaj tij nga prokuroria e Tiranës. “Kjo është një hakmarrje, edhe pse Agon nuk bën politikë por vetëm informacion të lirë” thotë ai.
Si I përgjigjeni akuzave për dokumentacion fals dhe për pastrim parash?
Nga dokumenti provohet që krimi I pastrimit të parave nga ana ime bazohet vetëm në një aspect relative të tre transferimeve të parave dhe nga fakti që pavarësisht kërkesave që kam bërë gati një vit më parë, nuk ka pasur asnjë përgjigje. Këto element janë të pamjaftueshëm për të hapur një hetim dhe aq më tepër të justifikohet vendosja e heqjes së lirisë. Në cdo rast, unë asnjëherë nuk kam ricikluar para dhe jam në cdo moment I gatshëm të tregoj prejardhjen e ligjshme të gjithë fondeve të transferuara në shoqëritë e mia. Ajo që do të duhet të bënte në dy vjet hetime ministria e Brendshme që sipas fakteve, nuk e ka bërë.
Sa I përket akuzës për evasion fiscal për gati pesë milionë euro, hetuesit thonë që kanë përfunduar në shoqëritë e tjera të tuat në Shqipëri, apo në konto bankare.
Becchetti përgjigjet: Shoqeritë e grupit nuk kanë bërë evasion. Kalivac green Energy është kreditore në confront të shtetit për 10 mln euro dhe shoqëritë e tjera kanë 5 milionë por sigurisht nuk janë evasion sic është konstatuar.
Ka pasur një termet për televizionin tuaj, dhe disa bashkëpunëtorë tuajët janë arrestuar. “Asnjë tërmet për Agon, nëse ndokush mendonte të më intimidonte, ka marrë një rezultat të kundërt.
Eshtë përfshirë edhe nëna juaj…
Nëna ime ka punuar gjithmonë dhe ka mbuluar role operative. Dhe sigurisht është jashtë akuzave që I janë bërë. Nga ana tjetër, kush kërkon të të bëjë keq, atëherë merret dhe me të afërmit.
Në qendër të akuzave është edhe cështja Enel. “Pasi refuzova një cmim prej 50 miloionë eurosh, u përballa me arbitrimin dhe është votuar nga dy gjyqtarë, një prej të cilëve ka qenë zv.president I Enel dhe avokat I proceseve të tyre. Sot shoqeria që kam qenë President ka një sekuestro për të gjithë aksionet e kontrolluara nga Enel në Hollandë dhe qiratë e relativëve prej 6.6 miliardë eurosh për të cilat Enel e sheh mirë nga bilancet 2014 të aprovuara. Duke marrë parasysh që në 11 qershorin që vjen do” të jetë audienca e fundit për këtë sekuestro. Sigurisht ky mandate arresti tre ditë para kësaj cështjeje, lë shumë pikëpyetje.
Hetimet do të shtrihen edhe për Leyton: “Jo në mënyrë kategorike. Pasuria e bllokuar do të thotë mbyllje e Agon? “Nuk do ta thosha këtë.
Cfarë do tu thuash punonjësve të Agon?
“Janë ata të cilët më kanë thënë që të vazhdojmë përpara.
Pse lëviz me eskortë?
Sepse jam kërcënuar për vdekje. 20 vjet më parë në Itali të gjithë sipërmarrësit lëviznin me automjete të blinduara dhe me eskorta.
Cila do të jetë lëvizja e radhës?
“Nuk duhet ta tregoj por gjithsesi kjo do të thotë një arbitrazh ndërkomb&eumeuml;tar ICSID për qeverinë shqiptare për dhunim të rëndë të traktatit bilateral të investimeve Itali Shqipëri.
Kur mendon se do të kthehesh në Shqipëri?
Kurt ë më urojnë mirëserardhjen sikurse kam qenë për 25 vite unë kam qenë present gjatë luftës në ndryshim nga ndonjë kryeministër apo ministër që ishte në xhiro në evropë.
Caprarica thotë se ka bërë mirë që ka ikur dhe ishte e pamundur të punoje…
Jam I lodhur të flas për Caprarica që është një personazh që predikon mirë dhe logjikon keq dua vetëm të nënvizoj që ka rezidencën në Lugano, llogaritë në Montecarlo dhe që ka kërkuar të firmosë kontratën e bashkëpunimit me një shoqëri të panjohur në shqipëri në llogari të gruas.
Lexoni intervisten e Francesco Becchetti per Adn Kronos