Paketa (jo zyrtare) e trajnimeve që ofron Ermal Mamaqi dhe ekipi i tij, për “life coaching” dhe jo vetëm, u bënë temë diksutimi pak ditë më parë, në rrjetet sociale dhe në media, kryesisht për çmimin dhe atë që aktori ofronte. Kjo paketë që qarkullonte në rrjet, e cila sipas Ermalit ishte vetëm një draft dhe jo e publikuar nga ai, u diskutua në studion e emisionit të drejtuar nga Alfred Lela “PolitikOn”, ku mes gazetarësh dhe analistësh u fol për influencerët si Sudet e rrjetet sociale. Porgram ku në fakt Mamaqi ndërhyri, pasi kishte dëgjuar ato që po thuheshin, gjë për të cilën mund të lexoni duke klikuar këtu.
Gjithsesi duket se Ermali kësaj pune do t’i shkojë deri në fund dhe sot, me anë të një postimi në Instagram, i është drejtuar aktorit Laert Vasili, i cili ishte në panelin e “PolitikOn” dhe ndër të tjera është shprehur si i “terrorizuar” nga gabimet ortografike të ofertës së Ermalit. Moderatori i “Xing” , bashkangjitur me një foto që tashmë është e njohur e Laertit, thekson faktin se nëse do të ishte pyetur nga drejtuesi i programit dhe të ftuarit për këtë paketë, gjithçka do të ishte sqaruar dhe paqja do mbizotëronte sërish në botë.
Ndërsa vetë Vasilit i është drejtuar duke i thënë ndër të tjera se i dhimbset që ka ngrënë çoka nga i ati dhe që dhuna e ka lënë me trauma që e pengojnë të jetojë i qetë, ndërsa subkoshineca e tij e lidh drurin e athershëm për gabimet gjuhësore, me atë që i japin tani herë pas here për gjëra të tjera. Mamaqi jep disa mesazhe për aktorin, por edhe për emision dhe Alfred Lelën.
“Lexova një lajm që tregonte se Laert Vasili dhe disa të tjerë ishin mbledhur në një studio televizive që të analizonin gabimet ortografike të Posterit Jozyrar që doli në Portale.
Siç e kam thënë disa herë që ai Poster me vlerën 24.000 Euro nuk është publikuar asnjëherë nga unë, nuk është Zyrtar dhe minimalisht këta Profesorët e Gjuhës Shqipe mund të bënin një pyetje shumë të thjeshtë përpara se të eksitoheshin në këtë nivel.
Dhe pyetja që mund të më bëhej në një telefonatë mund të ishte: Ermal, a e ke shkruar ose publikuar ti këtë Poster?
Unë do thoja jo dhe paqja në botë do të binte përsëri…
Laert me dhimbsesh… Më vjen keq që ke ngrënë çoka nga babi. Fatkeqësisht dhuna atëherë ka qënë modë. Sigurisht edhe unë jam prekur nga sllogani “Kush të rreh të do”.
Sidoqoftë e shoh që ke nevojë për një këshillim mik… Dhuna e babit për gabimet ortografike të ka lënë një traum që të pengon të jetosh i qetë… Je i terrorizuar nga gabimet ortografike dhe nuk kupton ku është thelbi i diskutimit. Kapesh me një foto që në fakt nuk e kam publikuar unë dhe nuk është zyrtare.
Sigurisht edhe unë nuk jam dakort me gabimet. Sa për informacion, ai punonjës i ekipit tim nga i cili rrodhi dhe ajo pjesë e draftit të papërfunduar, ka jetuar një kohë të gjatë në fëmijërinë e tij në Greqi dhe ja… e bëri gjëmën. Të siguroj që për këtë Herezi që bëri, atë punonjës do e “varim” te Skënderbeu. Që ta marrin vesh mirë ata që ngatërrojnë gërmën Ë.
E ke nga druri Laert… Dhe Subkoshienca jote lidh drurin e fëmijërisë për gabimet ortografike, me drurin që ha tani herë pas here për gjëra të tjera…
Siç e sheh njerëzit po vdesin, janë pa shpresë dhe e vetmja gjë për të cilën nuk kanë nevojë është mllefi yt për çdo gjë që merr frymë…
Uroj ta kalosh këtë moment dhe të ftoj në takimet e mia që të kuptosh vërtet se sa është vlera e vërtetë e trajnimeve që bëj unë dhe skuadra ime.
Pres me padurim të të shoh te Fredi ose diku tjetër se ti më argëton pamasë, sidomos kur të pyesin për tema pa lidhje me ty të cilat ti i interpreton skiç në karrige.
Forca mik dhe mos vrit veten po pe ndonjë gabim diku aty…Nuk është faji yt… Ti nuk do hash me çoka. Ndrysho mendimet se do mbesësh gjithë jetën “i varfër””