Disney ka shpërndarë promon e re që na fton në zbulimin e filmit më të ri me titull Raya dhe Dragoi i fundit.
Raya dhe Dragoi i fundit do të fillojë të shfaqet nga data 5 mars në kinema dhe Disney+ me aksesin Premium, sikurse ndodhi me Mulan me një pagesë shtesë për Aksesin VIP.
Subjekti
Kohë më parë, në botën fantastike të Kumandrës, njerëzit dhe dragoit jetonin së bashku në harmoni. Por kur një forcë e keqe kërcënoi tokën e tyre, dragonjtë sakrifikuan veten për të shpëtuar njerëzimin. Tani, 500 vjet më vonë, e njëjta forcë e keqe është kthyer dhe Raya, një luftëtare e vetme, do të ketë për detyrë të gjejë dragoin e fundit legjendar për të bashkuar njerëzit e saj të ndarë. Gjatë udhëtimit të saj, ajo do të mësojë se një dragua nuk do të jetë i mjaftueshëm për të shpëtuar botën, por gjithashtu do të duhet besim dhe punë nnë skuadër.
Regjisori është Don Hall dhe Carlos López Estrada, ndërsa Paul Briggs dhe John Ripa morën pjesë si asistent regjizor. Skenari është vepër e dramaturgut Qui Nguyen dhe Adele Lim (Crazy & Rich Asians).
Pjesë e trupës së aktorëve që do i japin zë personazheve gjejmë Kelly Marie Tran në rolin e Raya. Sëbashku me të Awkwafina, që do të jetë në rolin e dragoit Sisu.