Alarmi ka përfshirë pediatrinë e Korçës, ku prej disa ditësh një sanitare është konfirmuar me Covid-19.
Sipas informacioneve është karantinuar një pjesë e stafit mjekësor në pediatrinë e Korçës, raporton abcnews.
LEXO EDHE:
Sot, dita me numrin më të lartë të të shëruarve
Sanitarja që rezultoi pozitiv për koronavirus ndodhet e intubuar në spitalin infektiv në Tiranë.
Po të njëjtat burime thonë se janë karantinuar edhe infermierë në urgjencën e spitalit të Korçës pasi kanë shfaqur shenja të covid-19.
Sanitarja dyshohet të jetë infektuar nga bashkëshorti i cili punonte mekanik në një fasoneri.